Numri i infeksioneve në Gjermani kalon shifrën 3 milionë, thirrje për ashpërsim të masave

Gjermania ka regjistruar më shumë se 3 milionë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të publikuara nga Instituti Robert Koch (RKI). Vendi regjistroi 13,245 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 3.011 milionë.

Gjermania po përballet me rritje te numrit të infeksioneve gjatë javëve të fundit si pasojë e përhapjes së variantit britanik.

Shkalla e incidencës gjatë 7 ditëve të fundit ishte 136,4 për 100,000 banorë. Autoritetet po diskutojnë të ashpërsojnë masat anti-Covid. Gjatë fundjavës, kancelarja Angela Merkel foli përsëri për një bllokimi të rreptë kombëtar për një periudhë të shkurtër kohe.

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë gjermane paralajmëroi të dielën se njësitë e kujdesit intensiv kishin arritur kulmin e tyre të punës dhe bëri thirrje për veprim për të përballuar rritjen e shifrave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment