Rama sulmon sërish BE-në: Na la jashtë procesit të vaksinimit, erdha nga emigracioni për të dhënë mishin dhe shpirtin

0
271

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral që zhvilloi sot në qytetin e Gramshit, sulmoi sërish Bashkimin Europian lidhur me sigurimin e vaksinave.

Rama ka thënë se BE-ja e la vendin tonë jashtë procesit të vaksinimit, duke “u krenuar” se PS ia ka dalë me sukes për mbarëvajtjen e procesit. Edhe më herët Rama është shprehur hapur se BE nuk e ndihmoi Shqipërinë.

“Ne ia dolëm ta përballojmë pandeminë dhe ia dolëm të sigurojmë vaksinimin masiv të të gjithë popullit në një lagje në mes të Europës pasi BE-ja na la jashtë procesit të vaksinimit. Sot Shqipëria është në fazën më të lartë për vaksinimin, për jetë të shpëtuara, për të gjithë. Ne nuk pamë kush janë gjyshet e gjyshërit e socialistëve apo të demokratëve, i pamë si të ishin gjyshërit tanë”, tha ndër të tjera Rama.

Duke folur për zhvillimin e vendit, ky i fundit tha se u kthye nga emigracioni “për të dhënë mishin dhe shpirtin që ne ta kapim atë majën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here