4 viktima nga Covid 19 dhe 125 raste të reja

0
247

Bien ndjeshëm numri i viktimave dhe i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar vetëm 4 viktima dhe 125 raste të reja, pas kryerjes së 1983 testimeve.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç”, njofton MSh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here