Kandidati i PD: Si po i intimidojnë deputetët e PS votuesit në Tiranë

Kandidati për deputet i PD, i 10-i në listën e Tiranes, Belind Këçilli thotë se PS ka zgjedhur mënyrën e gabuar për t’iu drejtuar qytetarëve në fushatë.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24, ai thotë se PS po i intimidon qytetarët, duke i marrë në telefon dhe pyetur se për kë do të votojnë.

Nuk besoj se jam në databaze e tyre, do të ishte fundi i botës. Kam marrë mijëra shqetësime nga banorë që i takoj, që i marrin në telefon dhe u flasin me emër. Kryesisht nga njësia nr. 6, nga njësia 14, që i marrin në telefon, i pyesin, i intimidojnë. “Jemi nga një organizatë jotifimprurëse”, dhe pastaj i pyesin se kë do të votojnë.

Nëse ju thuhet, psh., do votojmë Belind Këllicin, i pyesin “Pse”, dhe nëse thonë do votojmë Belinda Ballukut, ju thonë “shkëlqyeshëm”.

Telefonojnë edhe bizneset, administratorët, pronarët, për t’i pyetur se ku do të shkojë vota. Kjo tregon panikun e palës përballë. Unë nuk di të përdoret e njëjta formë nga PD”, tha Këçilli, i cili përmend rastin e ministrit Eduart Shalsi.

Nga PD marrin për të bërë sondazh dhe kjo është tjetër gjë. Ndërsa banorët më thonë se vetë deputeti Eduard Shalsi i ka telefonuar, duke iu kërkuar të votojnë për PS. Kjo është një formë e gabuar, është intimidim, se po të merr dikush i veshur me petkun e qeveritarit”, tha ai. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment