Basha: Do anulojmë fiskalizimin, aferë korruptive që do të hetohet

0
237

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me profesionistë të lirë në Tiranë, nga ku premtoi se do ta anulojë ligjin për fiskalizimin.

Ai tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit dhe se kjo aferë, siç e quan ai, do të hetohet deri në fund.

Basha shtoi se fiskalizimi dhe taksat e vendosura gjatë qeverisjes aktuale e kanë dëmtuar zhvillimin e e konomisë.

Ai u shpreh se paketa fiskale që do të miratohet, nëse PD vjen në pushtet, ka në thelb të saj taksën 9%, uljen e kontributeve shoqërore në 18% dhe heqjen e taksës mbi karburantin.

“Nuk është e rastësishme që ekonomia ka ngelur në vendnumëro dhe që në 8 vite janë ndërruar kushedi sa herë sistemet e taksimit të biznesit. I tillë është dhe i ashtuquajturi fiskalizim. Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë dyfish krahasuar me dy vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, pasi me çdo gjobë i merret fitimi i muajit, nganjëherë dhe i vitit. Biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit dhe kjo aferë do të hetohet deri në fund”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here