Basha mesazh shqiptarëve: Votoni ndryshimin, këtë e keni në dorë vetëm ju

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një komunikimi drejtuar të gjithë shqiptarëve, i ftoj ata që të votojnë masivisht numrin 9 më 25 prill, që sipas tij, të vijë ndryshimi në Shqipëri.

Në një video-mesazh nga makina, rrugës për në takimin e radhës elektoral, Basha theksoi se ai ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, ndërsa tha se do nxjerr të ardhurat nga xhepi i oligarkëve për t’i çuar te xhepat e shqiptarëve.

Në fjalën e tij, Basha iu drejtua edhe socialistëve, që tha se janë ndierë të ‘goditur’ nga qeverisja e PS.

“Dua t’ju them qartë se e vërteta e demokracisë është që ndryshimi që të gjithë kërkoni në fakt e keni në dorë ju, vetëm ju mund ta bëni ndryshimin realitet. Është bashkimi i votave tuaja e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin.
Në veçanti socialistët e goditur realisht ata që kanë besuar, votuar e investuar te forca e tyre politike ju them që tani është koha të bëheni të gjithë bashkë për ndryshimin që gjithsecili të marrë përgjegjësinë për të ndryshuar fatin e vet e të familjes se ndryshe nga ç’u thotë politika e ai që e mban pushtetin për 8 vite, 25 prilli s’bëhet për mua e atë por bëhet për ju të ardhmen e familjes suaj.
Kjo është pyetja që do i përgjigjeni ju me votë më 25 prill e vetmja pyetje kjo është edhe 4 vjet të tjera si këto 8 vite apo ndryshim, këtë e keni vetëm ju në dorë”.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar edhe me një mesazh të gjithë besimtarëve myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke u uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

“Nga zemra uroj që lutjet e sakrifica juaj të shërbejnë për të lehtësuar dhimbjet e atyre që kanë humbur më të dashurit në këtë vit prove, të sëmurët që kanë nevojë për kujdes, të familjeve që po kujdesen për të sëmurët për kurimin e tyre, e di që ky muaj është një muaj sprove i dyfishtë, për vet gjendjen ku ndodhet vendi dhe sprovës që sjell sakrifica dhe simbolika e muajit të bekuar të Ramazanit”, tha kreu i PD.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment