Basha: Do bëjmë të mundur statusin e gazetarit. Kush i dhunon verbalisht, do të përballet me sanksionet të rënda

0
268

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Kavajë sot në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë dhe qytetarët në Vil Bashtovë të Kavajës, kryedemokrati premtoi se qeveria e tij do të bëjë të mundur statusin e gazetarit, e cila sipas tij, shmang censurën dhe dhunën verbale ndaj tyre.

Ndër të tjera, Basha tha dhe se ekipi i shëndetësisë pranë PD, është duke hartuar një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi, si dhe të bëjë të mundur ardhjen e barnave të certifikuara dhe cilësore.

“Ekipi ynë iu shëndetësisë po harton një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi. Këto familje nuk do i lëmë në baltë, sepse i la 8 vite Edi Rama. Mos harroni kurrë, dy muajt e karantinës që na dilte nga mëngjesi në darkë, prapë se prapë, ndihma që dha për Shqipërinë e goditur nga pandemia dhe ekonominë që pandemia e gjunjëzoi, ishte shumë më pak se ajo që dha Maqedonia. Më 25 prill, duke votuar numrin 9, pushteti do i kthehet qytetarëve. Rimbushim sipas diagnozës bën të mundur që të moshuarit të kenë barna cilësore dhe të kurohen me standard normale, e çliruar familjet shqiptare nga ankthi dhe borxhi i madh. Duhet të na vini në ndihmë që të bëjmë ndryshimin.

Partia Demokratike lindi si rezultat i fjalës së lirë, ne kemi një borxh të madh për të hartuar zërin e lirë. Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazetarit, ky status do i japë fund censurës për gazetarin. Do të mundësojmë përmes një kulture të re, asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja. Jo më kot gazetarët quhen pushteti i katërt dhe nga qeveria e kryeministri ardhshëm prisni dhe meritoni trajtimet që kanë gazetarët evropianë”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here