Rastet me mpiksje gjaku, Johnson & Johnson vonon shpërndarjen e vaksinës

0
195

Johnson & Johnson do të vonojë shpërndarjen e vaksinës së saj anti-Covid në Evropë pas rasteve, ku gjashtë gra në SHBA pësuan mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Kjo vjen pasi zyrtarët shëndetësorë amerikanë rekomanduan ndalimin e përdorimit të vaksinës koronavirus Johnson & Johnson. SHBA ka administruar më shumë se 6.8 milion doza të vaksinës, por zyrtarët po hetojnë incidentet.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave thanë në një deklaratë se “Tani për tani, këto efekte anësore duket të jenë jashtëzakonisht të rralla”.  Në secilën prej rasteve, “simptomat ndodhën 6 deri në 13 ditë pas vaksinimit”, thanë FDA dhe CDC.

Zyrtarët thanë se njerëzit që marrin vaksinën dhe “përjetojnë dhimbje të forta koke, dhimbje barku dhe dhimbje në këmbë brenda tre javësh pas vaksinimit duhet të kontaktojnë me mjekun”.

“Ne kemi qenë duke shqyrtuar këto raste me autoritetet shëndetësore evropiane,” shtoi kompania.

Burimi: Euronews

Shkruaj nje koment