“Moratorium mbi gjobat për 12 muaj” Basha marrëveshje me Shoqatën e Bizneseve: S’do ketë taksa mbi 0,5% të xhiros

0
73

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur marrëveshjen me Shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. Ai u angazhua se do ta çlirojë tregun nga oligarkia dhe burokracitë.

Gjithashtu theksoi se do të lehtësoje barrën fiskale dhe se do të nxisë investimet e huaja.

Kreu i PD-së, këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt qëllimit madhor për ringritjen ekonomike, zgjimit kombëtar ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët.

“Çlirimi i tregut nga oligarkia, krimi dhe burokracia, qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël por efecient me prioritet të sipërmarrjes së lirë dhe ku shpenzimet qeveritare janë të ulëta dhe investimet publike janë të larta, uljen e menjëhershme të barrës fiskale si instrument thelbësor për të rindezur motorin ekonomik të vendit, përmirësimin rrënjësor të klimës së biznesit, reduktimin drastik të burokracisë shtetërore, shndërrimin e  Shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë për thithjen e investimeve të huaja direkte”, tha Basha.

Ky i fundit tha se nuk do të ketë taksa mbi 0.5% të xhiros. 

“Vendosja e totalit të taksave të tarifave vendore me 0.5% të xhiros vjetore. Ky është angazhimi ynë. Jo, biznesi i vogël, pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %”, u shpreh kryedemokrati.

Ky i fundit foli edhe për masat e reja fiskale që PD synon të ndërmarrë nëse vjen në pushtet. Ndër to është një moratorium mbi gjobat për bizneset për një periudhë kohore prej 12 muajsh.

“Masa të rëndësishme rregullatore dhe fiskale të cilat do të përfshijnë: Inspektoriatet e çdo lloji do të riorganizohen me një formë gjithëpërfshirëse, paralelisht me këtë reformë të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12-mujore gjatë të cilës do të inspektohen, por nuk do të gjobiten. Pra, një moratorium mbi gjobat për 12 muaj”, shtoi Basha.

Kreu i PD-së theksoi se do të ulet edhe kontributi i sigurimeve shoqërore në masën 18%.

Shkruaj nje koment