Zgjedhjet, rezultati i votimit elektronik do shpallet më 26 prill në orën 8:00

Rezultati zgjedhor i votimit elektronik do të shpallet nga KQZ në orën 8:00 të mëngjesit të 26 prillit, një ditë pas votimit. Votimi elektronik do të aplikohet për herë të parë në vendin tonë dhe do të pilotohet vetëm në njësinë 10 në kryeqytet.

Vendimin për shpalljen e rezultati të votimit elektronik e mori pasditen e sotme Komisioni Rregullator me pesë vota pro të anëtarëve.

“Propozimi i zotit Çela është që rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit në orën 8:00 të mëngjesit. Gjatë natës monitorohet me kamera” u shpreh kryetarja e Komisionit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment