Bushati kunj Ramës: S’duhet t’i shkelim syrin Lindjes së Largët, horizonti ynë të jetë BE-ja

Nuk duhet t’i shkelim syrin LIndjes së Largët, por horizonti jonë duhet të jetë Bashkimi Europian” Kështu ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një komunikimi live me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Kjo duket si një kunj për kryeministrin Edi Rama, i cili është shprehur disa herë kundra BE-së dhe ka kërkuar ndihmë nga lindja. Bushati ka goditur qeverinë dhe për largimin nga vendi të të rinjëve, ku sipas tij, shifrat janë shqetësuese dhe të papranueshme për në BE.

“Kam eksperiencë në BE dhe kam pasur mundësi ta ushtroj në punë të ndryshme, si ish-ministër, student dhe dua të them që treni të cilin ne nuk e kemi humbur por jemi vonuar prej shumë stacionesh është treni për në BE. Dua t’iu them që të rinjtë duhet të jenë agjentët e vërente të ndryshimin në këto proces. Për mua përqindja e lartë e largimit të të rinjve janë shqetësuese dhe janë të pa pranueshme për në BE, sepse anëtarësimi do të thotë më shumë drejtësi, konkurrencë, barazi. Prandaj ju ftoj të jeni protagonistët e vërtetë të ndryshimit. Shqipërinë nuk e bëjnë dot miqtë e huaj ndërkombëtarë, nëse ne nuk japim kontributin tonë. Evropa duhet të jetë horizonti jonë. Nuk duhet të kemi tundime të kopjojmë vendet në rajon, për t’i shkelur sytë lindjes së largët. Synimi jonë duhet të jetë BE.

Kostas Karamanlis, ishte një nga politikanët më të njohur grek. Ai vendosi të anëtarësonte Greqinë në BE, në një kohë që BE kishte paragjykime për Greqinë, ndoshta më shumë seç ka për ne. Atëherë, ju nuk mund të keni fatin tonë, që për tre dekada duam të jemi gjenerata e Shqipërisë Evropiane, nëse duam ta ndryshojmë këtë realitet. Konkurrenti kryesor i BE në Shqipëri është fuqia e parasë dhe krimit të organizuar, që ne na imponon një kapitalizëm grabitqar dhe ju duhet të merrni fatet e kombit në dorë, qoftë me kërkesën e llogarisë në vendet e punës, universitete, sepse janë disa çështje themelore që nuk na i zgjodh as miqtë tanë Amerikan, në rast se ne nuk i themi të bardhës së bardhë dhe të zezës së zezë. Më 25 prill të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen për Shqipërinë Evropiane, mos shisni votën, mos u intimidoni e t’i jepni votën, për një keqqeverisje. Është momenti që secili prej nesh të tregojë dinjitetin në këtë ditë të rëndësishme që ne do e kemi së shpejti.”, u shpreh Bushati.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment