Gjoba 110 mln € për Shqipërinë, Meta: Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchettin është shpërdorim kriminal i parave

Presidenti Ilir Meta thotë se zbrazja e buxhetit për të paguar biznesmenin italian Francesko Becchetti-n, është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.

Kreu i Shtetit thekson se të ardhurat buxhetore të vendit tonë, janë më të ulëtat në rajon në raport me PPB dhe 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.

Meta thotë se paratë publike nuk do të paguhet vetëm Becchetti, duke nënvizuar se ka dhe raste të tjera që presin dëmshpërblim nga abuzimet që janë bërë.

“Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi”, shkruan ai në Facebook.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment