“Ishte superkinge, flokëgjatë”, Rama rrëfen fiksimin për Mimi Kodhelin. Si donte t’i binte në sy poshtë pallatit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para grave socialiste kandidatet për deputete. Kur u ndal te Mimi Kodheli, kryeministri u kthye pas në kohë, kur ajo ishte vajzë e re, kinge me flokë të gjatë dhe që Rama e gjuante poshtë pallatit.

Rama tregoi se prindërit e Kodhelit shkonin shpesh për vizitë të familja e tij pasi kishin një lidhje të ngushtë.

“Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë. Qysh nga koha kur unë….Se me Mimin kishim një lidhje të largët, në kohë të largët, për shkak të prindërve. Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë të shtëpia jonë, bashkë me Mimin. Mimi ishte një superkinge me flokë të gjata, nga ato lloj kingësh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira. Gjëja që bëja unë ishte…Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit, Mimi dilte, unë dilja edhe gjuaja poshtë, tregoja sa i zoti isha për të bërë kosh. Por deri këtu, asgjë më shumë se kaq. Për shumë vite nuk u takuam më. Mimi punonte në sektorin bankar dhe erdhi të punonte me mua në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Rama duke shtuar se tashmë Kodheli është një vajzë, grua, e angazhuar në PS për një arsye që tashmë lidhet me politikën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment