Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit

0
157

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca bëri me dije se ditën e zgjedhjeve ai dhe diplomatët e tjerë të akredituar në vendin tonë do të jenë në një numër të madh qendrash votimi për të parë nga afër, ecurinë e procesit.

Ndërsa vë theksin te mbështetja e BE-së, Soreca thotë se rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do të jenë në terren. Ai nënvizoi mbështetjen ndaj misionit të OSBE/ ODIHR në procesin e monitorimit. Ambasadorët kanë apeluar për zgjedhje transparente dhe për kandidatë me integritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here