Basha i përgjigjet sërish Ramës: S’ka bashkëpunim me ty! Me socialistët jemi një familje

0
246

Ndonëse kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës për të bashkëpunuar, kryedemokrati është i prerë në qëndrimin e tijm se s’do ketë bashkëpunim.

Nga qyteti i Delvinës ai u shpreh se “koha e Ramës ka mbaruar” dhe se sdo ketë ndyshim pa e larguar atë nga qeverisja.

“Nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën!”, tha Rama ndërsa  iu drejtua socialistëve duke iu thënë, “Ne jemi një familje!”

Pjesë nga fjala e Bashës:

Nuk ka kërcënim më të madh për familjet shqiptare, nuk ka kërcënim më të madh për Shqipërinë sesa edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite që e lanë Shqipërinë në vendnumëro. Ai e kupton, e ka mësuar tashmë se më 25 Prill shumica dërmuese e shqiptarëve do të votojnë për ndryshimi, do të votojnë për numrin 9, do të votojnë për Aleancën e Ndryshimit. E ndjen etjen tuaj për ndryshim. E kanë kuptuar shpresën që është rindezur në zemrat e shqiptarëve se ne mund ta bëjmë realitet punësimin për rininë. Se ne do ta bëjmë realitet hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re. Ai e kupton se ne do të mund të bëjmë realitet të gjitha zotimet tona. Ndryshe nga premtimet e 8 viteve që nuk i mbajti por i shkeli një nga një. Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Përgjigjja ime nga Delvina, njësoj si nga Saranda është jo! Nuk ka për të ndodhur, koha e Edi Ramës ka mbaruar! Erdhi dita për votën tuaj, për ndryshimin, për shpresën, për rindezjen e besimit në familjet tuaja, në tokat tuaja, në pronat tuaja, në këtë trevë të mrekullueshme! Ndryshimi nuk vjen pa larguar Edi Ramën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here