Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë! Votoni 9 për ndryshim

0
290

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Tepelenë në mesditë, në ndalesën e tretë të turit Jug-Veri, ku premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Basha tha se plani i punës i PD do bëjë të mundur zhvillimin ekonomik dhe se ndryshimin e kanë në dorë qytetarët. Kreu i PD iu kërkoi tepelenasve, përmetarëve e gjithë Labërisë të mos i hapin derën të keqes për herë të tretë. Basha premtoi se rrugën e nisur për lidhjen me Borshin do ta vazhdojë ai.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja, rroftë Labëria trime. Mirë se ju gjej në zemër të Kurveleshit, në Tepelenën e historisë, të krenarisë dhe këtu bashkë me vëllezërit dhe motrat tona, afër nga Memaliaj dhe afër Përmetit, këtu ku për shekuj me radhë ka rrahur zemra e shqiptarisë, mirë se ju gjej. Rrugëtimi ynë sot ka nisur nga Jugu dhe do të përfundojë në veri. Ka nisur nga Saranda dhe do të përfundojë në Tropojë. Nuk do të ndalet aty, ditë pas dite, deri më 25 prill, deri sa ta sjellim me votë ndryshimin për Shqipërinë.
Jam i mbushur me entuziazëm sepse entuziazëm shoh në sytë e kujtdo që takoj, të nënave për fëmijët e tyre, të baballarëve që kërkojnë siguri për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Këtë energji të jashtëzakonshme ta konsiderojmë të pakufi, ta hapim e zgjerojmë.Kudo në këto ditë dhe në këto javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre dhe të tjera me sytë me lot për fëmijët në emigracion. 8 vite premtime të pambajtura dhe të mbushura me gënjeshtra”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here