Këshilltari gjerman i nis foto nga Gjirokastra, Meta: Mos më detyroni të garoj në 25 prill se mbeteni pa grup parlamentar

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale dy foto nga dy banderola që po përdoren për qëllime elektorale, ku shfaqen ai bashkë me ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me mbishkrimin “Këta nuk meritojnë asnjë shans”.  

Sipas presidentit, fotot e dërguara nga Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë CDU janë të pabesueshme, pasi është cilësuar si i përfshirë në fushatën e 25 prillit.

Meta paralajmëron se nëse hyn në garë, PS do mbetej  pa grup parlamentar.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment