Provokim i militanteve te PS ne mitingun e Bashes , reagon PD dega Tepelene

Deklarata e PD dega Tepelene

Provokim i militanteve te PS ne mitingun e Bashes ne Tepelene

Sot ne mesdite kryetari i PD Basha erdhi ne Tepelene ku u prit me entuziazem nga qindra demokrate tepelenas nen thirrjet: Liri-demokraci, Rama ik, Basha, Basha etj. Perpara mberritjes se kryetarit Basha dhe pak pas largimit te tij disa militant te PS Tepelene provokuan duke kaluar me makine midis demokrateve tepelenas me flamuj te PS dhe duke perdorur shprehje fyese ndaj PD dhe kryetarit Basha.

Demokratet tepelenas ruajten gjakftohtesine dhe nuk rane preh e provokimeve ordinere te militanteve rilindas. Ajo qe la shije edhe me te keqe ishte indiferentizmi i punonjesve te policise te pranishem ne vendin ku ndodhi incidenti. Theksojme se Policia e Shtetit e ka detyre ligjore mbarevajtjen e cdo aktiviteti elektoral te cdo subjekti politik. Si pasoje e gjithckaje qe ndodhi Dega e PD Tepelene denon me force keto akte te uleta te militanteve te porositur te PS. Gjithashtu denojme me force indiferencen e Policise e Shtetit e cila u be pale me militantet e verber te PS. Kerkojme nga mediat qe ta publikojne dhe denoncojne kete incident te turpshem si dhe i bejme thirrje drejtuesve te policise se shtetit shqiptar te marrin masat e duhura dhe te distancohen ,te denohen aktet e papergjegjshme te vartesve te tyre.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment