“Duam një politikan të virgjër, ndryshe s’votojmë”, ironia e Fugës: Si e bënë grupet komuniste në ’41-shin

0
213

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me atë pjesë të elektoratit, të cilët deklarojnë se nuk shkojnë të votojnë pasi iu duken të gjithë njësoj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga përmend disa raste të historisë shqiptare që te heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ismail Qemali, Mit’hat Frashërin apo Abdyl Frashërin, madje edhe Adami po të ishte, sipas tij, populli do e gjente nga një arsye për të mos i votuar.

Duke ironizuar, Fuga shkruan se ne duam ashtu si e “bënë grupet komuniste në 41, zgjodhën në krye dikë pa asnjë të kaluar, një të virgjër poltikisht, një të pastër, të pangatërruar në politikë, ashtu e duam… dhe 50 vjet diktaturë.”, duke iu referuar diktatorit Enver Hoxha.

Akademiku shkruan më tej se në kërkim të të virgjërve hidhemi me kokë në humnerën e panjohur.

Postimi i plotë:

Kërkojmë një politikan të virgjër, nxjerrë nga akulli!
Ndryshe nuk votojmë!
Vuri kandidaturën Skënderbeu!
Jooooooo nuk votojmë! Duam dikë të ketë qenë i pastër! Ky ka bërë shkollën te Sulltani, ka qenë jeniçer! Hmmmm, pas tij qendron Sulltani!
Vuri kandidaturën Qemal Stafa, dëshmor, çfarë do më shumë, intelektual. Hmmmmm, nuk e votojmë, edhe ai nuk është fare i pastër, kur ishte adoleshent ishte komunist. Hmmmm, pas tij kemi frikë se qendron Marksi.
Vuri kandidaturën Mit’hat Frashëri, nga fis i mirë, një barrë mend. Jooooo, nuk votojmë, duam një që në të kaluarën të ketë qenë si i dalë nga arkivoli, i virgjër, ai ka qenë në rregjencë!
Po mirë, ja keni kandidat Abdyl Frashërin, a e mbani mend Lidhjen e Prizrenit? Joooooooo, nuk votojmë, të gjithë janë njësoj. Abdyli ka pasur një vëlla që ka shkruar një libër ku parashikonte sesi do të bëhej Shqipëria dhe nuk i doli fjala. Yttttt familje e dyshimtë!
Vunë kanndidaturën e Ismail Qemalit, e njihni mo? Krijoi shtetin shqiptar të Vlorës. Jo hmmmm nuk e votojmë ka të kaluarën me nje njollë të zezë në biografi, më parë kishte qenë deputet në Turqi. Hmmmmmmmm!
Ne duam ashtu si e bënë Grupet komuniste në 41, zgjodhën në krye dikë pa asnjë të kaluar, një të virgjër poltikisht, një të pastër, të pangatërruar në politikë, ashtu e duam… dhe 50 vjet diktaturë.
Po cilin doni? Adamin, njeriun e parë? Hmmmm jooooooo, as atë nuk votojmë sepse edhe ai ka një njollë, e rrejti gruaja dhe i dha frutin e ndaluar, ai jo vigjilent e hangri dhe nuk iu bind Zotit. Nuk votojmë, kërkojmë një virgjër fare, i nxjerrë nga akulli, nga bora, si ai i 41!!!
Ndryshe nuk votojmë, të gjithë janë njësoj!
Sa viktima të paranojës kolektive bëhemi!!! Në kërkim të të virgjërve hidhemi me kokë në humnerën e panjohur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here