Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Sipas “BalkanWeb”, drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin.

Për këtë arsye, GJKKO ka vendosur sekuestro të databazës dhe pritet të shkojë te zyrat e “Lapsi.al” për materialin. 

Prej disa ditësh në fokus të debatit është përdorimi i të dhënave personale të votuesëve. Të dhënat janë marrë nga portali e-Albania dhe janë përdorur për qëllime elektorale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment