“Të presim si kryeministër në Londër”, Basha me zyrtarët e lartë britanikë: Motoja jonë është ndryshimi

0
175

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bisedë me kryetaren e partisë Konservatore britanike, Amanda Milling, dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Kryedemokrati iu tha se fushata e PD, është përqëndruar te problemet aktuale të vendit, duke theksuar se Shqipëria prej 8 vitesh është në vendnumëro.

Ai u shpreh se motoja e PD-së në bazohet te nevoja për ndryshim, për zhvillim ekonomik dhe anëtarsimin në BE. Basha iu prezantoi planin që synon realizimin e këtyre objektivave

Përmirësimi i klimës për bizneset, duke nisur nga taksa 9%, krijimi i kushteve për thithjen e investimeve të huaja, sundimi i ligjit, trajnimet e të rinjëve, janë disa nga pikat e planit të PD-së, me të cilat Basha synon të nxisë rritjen ekonomike të vendit.

“Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri.

Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë.

Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi. Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë”, tha Basha.

Ndërkohë zyrtarët e lartë britanikë i thanë Bashës që e presin në Londër si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”, tha Amanda Milling.

Hannan tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi. Ai gjithashtu uroi kreun e opozitës për fitore më 25 prill, në mënyrë që Shqipëria të rimarr orientimin perëndimor.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjithë suksesin e mundshëm”, u shpreh Daniel John Hannan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here