Meta i kërkon Prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet ndaj Ramës: Njerëzit e drejtësisë e qytetarët i ke nxjerrë lakuriq përballë krimit. Me ç’të drejtë?!

0
154

Presidenti Ilir Meta me tone të ashpra i ka kërkuar prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, pasi të gjithë janë të ekspozuar përballë krimit.

Meta i kërkoi organit të drejtësisë që hetimi të nisë që nga Edi Rama, i cili pa të drejtë ka përdorur të dhënat, dhe nga drejtori i Agjencisë së Informacionit.

“Të dhënat personale të njerëzve të drejtësisë dhe ruajtjes së rendit publik i ke zhveshur dhe i ke nxjerrë lakuriq si puna jote në plazhe, përballë krimit të organizuar. I kërkoj prokurorisë të nis hetimet nga kryeministri në detyrë dhe drejtuesit të Agjensise së Informaciont!”, u shpreh Meta duke renditur pyetjet e deputetes gjermane por dhe të tijat drejtuar SPAK dhe kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Metës:

Aksioni më historik që ka rëndësi në 100 vitet e ardhme, për rivendosin e shtetit të së drejtës e përmbysjen e Fuks Shtetit.

Jua kërkoj dhe komisionerëve, më ndiqni në Facebook, gjithë numëruesve. T’jua tregojmë vendin bandës së Shijakut e të Dibrës.

U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë të nise hetimet për të dhënat personale të qytetarëve nga PS. Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, drejtuar kryeministrit tonë në detyrë për keqpërdorimin e të dhënave personale kërkojnë përgjigje nga organet ligjzbatuese. Këto pyetje duhet t’ja bëjë SPAK, i cili në këtë rast duhet të kishte vepruar urgjentisht.

Përsëris pyetjet e politikanes gjermane.

-Cila është proceduar konkrete e listës së PS që ju zotëroni?

-Nga janë marrë të dhënat?

-Cila është baza ligjore e njerëzve të lidhur me PS?

-Cilat janë personat që kanë përpiluar dhe administruar të dhënat?

-Nëse të dhënat janë marrë nga të dhënat derë më derë ku është firma e personave?

-Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar këto të dhëna, nga janë marrë këto të dhëna?

-Kush janë personat që kanë patur dijeni për këto komente apo shënime dhe çfarë ndodh me to?

-Vota është e fshehtë, si është e mundur të shkruhet e zeza mbi të bardhë preferenca?

Pyetjet e mia si president drejtuar SPAK dhe Ramës:

-Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet dhe kur u mbush me të dhëna në PS?

-A janë këto të dhëna të njëjta me ato që qytetarët i kanë besuar shtetit në e- Albania?

-A kemi harxhuar ne si shtet miliona për ruajtjen e bazës së të dhënave?

-Qytetarët kanë dorëzuar të dhënat e biznesit. Cilat janë kushtet, garancitë që ju ofrohen qytetarëve në kushtet e rrjedhjes masive të të dhënave?

-Unë personalisht Ilir Rexhep Metaj nuk kam deklaruar apo dorëzuar asnjëherë administrimin e të dhënave të dikush. Kur e keni kryer këtë veprim për presidentin?

Të pyes ty Edi Rama me çtë drejtë i ke marrë të dhënave të shtetasve shqiptarë, ID, atësi/mëmësi/ nr tel dhe me çtë drejtë keni vendosur epitete?

-Me ç’të drejtë ti Rama paragjykon shqiptarët, si psh “dorë e zezë” , duke vendos në bazën e PS?

-Kush do mbajë përgjegjësi nëse të dhënat e shqiptarëve do të keqpërdorën nga mafja shqiptare dhe ndërkombëtare?

-Me çtë drejtë u ke caktuar shqiptarëve nga një fuks? Je futur deri tek jeta intime për t’i shantazhuar/ dhunuar për të drejtën e votës?

-A mendon ti Edi Rama se me këtë që ke bërë i ke hapur derë krimit kibernetik?

Të dhënat personale të njerëzve të drejtësisë dhe ruajtjes së rendit publik i ke zhveshur dhe i ke nxjerrë lakuriq si puna jote në plazhe, përballë krimit të organizuar.

I kërkoj prokurorisë të nis hetimet nga kryeministri në detyre dhe drejtuesit të Agjensise së Informaciont!

Të zbardhet e vërteta pasi të dhënat personale dhe intime të prokurorëve e gjyqtarëve, të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në një rrezik madhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here