Plagosja e aktivistit të PD, Basha nga Kavaja: Akt burracak, Rama e merr përgjigjen të dielën me votë

0
247

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar një atentat kundër PD dhe demokracisë plagosjen e aktivistit Bledar Okshtuni në zyrën elektorale në Kavajë pasditen e sotme nga autori i dyshuar Ndricim Jonuzi.

Basha u nis me urgjencë në Kavajë, sapo mësoi mbi ngjarjen dhe nga zyrat e PD i drejtoi gishtin kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor.

Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë, një atentat kundër PD, aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja e Shqipëria fiton.

Një njeri që ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht , ndërsa njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit jo vetëm ndaj aktivistit tonë, por edhe demokracisë tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën, PD dhe shqiptarët, të na mbyllin gojën. Nuk i kemi frikë, do marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja e  Shqipëria.

Kavaja e  di mirë se këto akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve e tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri që e di se shqiptarët janë të vendosur ti largojnë, e më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin.

Le tja japim përgjigjen këtij akti burracak të gjithë ditën e diel në kutitë e votimit. Ti japim fund një herë e mirë këtij 8 vjecari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here