Basha: Rama është bërë satelit fushatës time, shanset për bashkëqeverisje zero

0
231

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama satelit të fushatës së tij.

“Kryeministri në ikje sillet rreth e qark çdo gjëje që unë bëj”, u shpreh Basha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa shtoi se ai e bën këtë pasi sipas tij ka kuptuar që më 25 prill do të humbë zgjedhjet. I pyetur lidhur me një bashkëqeverisje të mundshme PS-PD, Basha tha: “shanset që një njeri që ka shkatërruar Shqipërinë të jetë pjesë e qeverisjes sime janë zero”.

Pjesë nga diskutimi:

Basha: Kryeministri në ikje sillet rreth e qark çdo gjëje që unë bëj. Ai është satelit fushatës time. Përgjigja është e thjeshtë ai e ka kuptuar që më 25 prill do të humbë. Përgjigja ime është e qartë dhe e thjeshtë. Njeriu që shkaktoi largimin më masiv kurrsesi nuk mund të jetë pjesë e bashkëqeverisjes sonë. Në mënyrë të prerë jo. 25 prilli bëhet edhe për një pyetje tjetër? Për bllokimin e Shqipërisë apo për integrimin. Unë e kam parë entuziazimin dhe shpresën e qytetarëve nga jugu në veri. Qeverisja jonë do të jetë në mënyrë absolute pa Edi Ramën.

Kur përplasen dy palë mund të ndodhë që ju mos merrni shumicën, edhe në këtë rast nuk do shkoni në koalicion me Ramën?

Basha: Është e qartë nga çdo vështrim i terrenit.

Supozojmë që ndeshet ekipi i kategorisë 3-të përballet me Realin dhe të mund, u blenë votat apo incidente tjera. Ti me Ramën do bashkohesh apo jo?

Basha: Shanset që një njeri që ka shkatërruar Shqipërinë të jetë pjesë e qeverisjes sime janë zero. Koalicioni për ndryshim do t’i fitojë këto zgjedhje. Nuk ka shanse. Shqiptarët e dinë përgjigjen, e di dhe Edi Rama. Aleanca për ndryshim fiton zgjedhjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here