Meta nxjerr foton dhe pyet Ramën: Me kë janë këta të katërt? Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë foton e nxjerrë nga PD, ku shfaqet autori i ngjarjes së djeshme në Kavajë, së bashku me zyrtarët socialiste. Meta i drejton kryeministrit Edi Rama Ramës disa pyetje:

Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat?

Me kë janë në këtë foto këta të katërt?  

Me Metën apo me kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral?

Pse Meta e porositi Damianin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë?

 Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të qarkut Tiranë?

Kush e prishi marrëveshjen e 5 qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?

Meta shton se Rama do e marër përgjigjen më 25 prill nga qytetarët, ndërsa thekson se “Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment