Basha takim me gratë: Pesha e keqqeverisjes nuk ka rënduar mbi askënd sa mbi supet e nënave shqiptare

0
134

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me gratë në Tiranë, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre dhe ku diskutoi për t’ju dhënë zgjidhje atyre.

Një prej studenteve ekselenteve të drejtësisë tha se “Largimi nga vendi nuk është zgjidhje, është shmangie e problemit dhe ne duhet t’i dalim përball problemin, ta zgjidhim problemin. Unë dua të kontribuoj për vendin tim, dua të bëhem një juriste e shkëlqyer si ju zoti Basha”, duke i ftuar qytetarët që të votojnë partinë Demokratike.

Ndërkohë një tjetër, tregoi se ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri, por shpesh është në dyshim, nëse ka bërë zgjidhjen e duhur për fëmijët e saj.

“Përshëndes të gjitha nënat që ndodhen aktualisht prezentë. Unë jam vet një nënë me dy fëmijë. Jam nëna e Orik 4 vjeç dhe Oliver vetëm 10 muaj. Si çdo nënë, besoj edhe unë çdo ditë kam dyshimet e mia. A kam bërë vërtet unë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të mi? A është vërtet vendi im ai që m’i ofron të gjitha këto mundësi, apo mos ndoshta vallë. Unë kam bërë gabim. Një gabim i cili çdo nënë e gjykon vet. A po bëjmë më të mirën për arsimimin e fëmijëve të mi? Për shëndetin e tyre, për të ardhmen e tyre. Fëmijët e mi, si fëmijët tuaj, janë e ardhmja e këtij vendi. Unë shpresoj shumë tek zoti Basha”, u shpreh ajo.

Në takim me kryedemokratin kishte edhe socialiste të zhgënjyera, të cilat besojnë te programi i PD-së.

“Unё quhem Elmira Qokaj, njësia 11. vij nga radhët e Partisё Socialiste, rrjedh dhe nga familje e prejardhjes socialiste. Faleminderit! Faleminderit! Jam këtu sot pёr tё mbështetur zoti Basha dhe Partinё Demokratike. Pse do tё thoni ju? Sepse unё mbi tё gjitha jam nёnё dhe dua mё tё mirën pёr fëmijët e mi, pёr shёndetёsinё, pёr arsimin e tyre qё tё nesërmen e tyre mos tё ikin jashtë vendit por tё qëndrojnë tё jetojnë këtu nё Shqipëri”, tha ajo.

Ndërkohë kryedemokrati akuzoi qeverinë aktuale se nuk i ka mbështetur gratë dhe vajzat shqiptare. Ai tha se “Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Një shoqëri e cila përbëhet nga burra dhe gra, ku gjysma e shoqërisë janë gratë të cilat mbajnë dyfishin e peshës , qoftë kjo përmes punës kur janë të punësuara  dhe pastaj punës së dyfishtë për të rritur fëmijët. Dhe kur janë të papunësuara dhe vuajnë dyfish sfidën, dhimbjen, pra gruaja shqiptare mban dyfishin e peshës dhe ka patur më pak së gjysmë e përkrahjes”.

Ai iu premtoi se do ta ndryshojë situatën në vend, duke krijuar mundësi punësimi për to, por edhe kushte për një të ardhme më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here