Basha: Me PD në pushtet, do heqim imunitetin kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

0
191

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha deklaron se me ardhjen e PD në pushtet do merret vendimi për heqjen e imunitetit kryeministrit, ministrave dhe deputetëve.

I ftuar në në A-Show në Syri tv, Basha thotë se ky vendim do vijë pasi sot drejtësia ёshtё nën presionin politik dhe nën presionin politik tё kryeministrit.

Pjesë nga biseda:

Adi Krasta: Si mendon, po t’i heqësh SPAK-ut presionin politik tё kryeministrit, ata nuk do tё mundoheshin qё tё…

Lulzim Basha: Padiskutim, do tё bёj detyrën. Do tё bёj detyrën. E gjithё drejtësia ёshtё nën presionin politik dhe ёshtё rënia e drejtësisë nën presionin politik tё kryeministrit, shkaku pse qytetarët nuk kanё njё derё ku tё zgjidhin problemet e tyre. Ku Gjykata e Lartë ka mё shumë çështje pёr tё zgjedhur sesa Gjykata e Lartё e Meksikës. Pse gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë nën presion dhe pushtetarët dhe krimi i organizuar nё vend qё tё ndëshkohen mbrohen, ndërsa tё pafajshmit kurrë nuk e gjejnë tё drejtën. Ёshtё e gjitha prodhim i Edi Ramёs dhe kapjes politike tё drejtësisë. Nё kёtё kuptim, mё 25 prill shqiptarët votojnë pёr ta çliruar drejtësinë.

Adi Krasta: Qëndrojmë pak tek drejtësia sepse ajo bën njё përshtypje shumë tё madhe direkte edhe ndoshta ёshtё tё parat herё, ndoshta ngaqë ne gjatë gjithё kohës tё këtyre 30 viteve kemi pritur qё reforma tё ishte njё reformё e vёrtet. Pёrfytyro qё njёri, njё personazh i njё reforme tё shumё viteve pёrpara tё ashtuquajtur tё “Plepave”, ishte shumё gati pёr t’u futur nё Gjykatёn Kushtetuese. Njё viskonti Cavalcanti si domethёnё, i shikon se çfarё qasje direkteshumё tё shkurtёr mund tё kesh nga njё veprim tё themi kёshtu populist,nё njё veprim direkt. Ju jeni gati qё nё pozicionin, nё njё pozicion tё rёndёsishёm tё drejtuesi tё ekzekutivit, pra, tё tregoni njё lloj qasje tё çiltёr, tё sinqertё, pёr tё cilën duhet shumë volum pune, duhet dhёnё qё reforma, pra,reformës nё drejtësi t’i jepet edhe njё shans tjetër real.

Domethënë qё Shqipёria mos tё ketë njё përmbytje, pra, klasat e përmbysura  edhe socialistët qё janë sot, qё do tё duhet tё dalin mirё ёshtё nё shëndetin e tyre mendor tё  dalin tё ikin nga pushteti pёr t’u qetësuar pёr tё kuptuar se ku janë, ku tё jetë. Pra qasje, domethënëshanse real, njё. E dyta, kthimi tek konsensualiteti, por pёr kёtё do tё duhet qё ju tё bashkëpunoni me partinё qё do tё jetё nё opozitë qё dikur ishte nё pozitё. Jeni i prirur ta bëni kёtё, apo ju jeni i mërzitur aq shumë sa ju thoni…

Lulzim Basha: Jo.Janё dy pyetje brenda pyetjes tuaj.

Adi Krasta: Po.

Lulzim Basha: E para, s’ka gjё do i përgjigjem tё dyjave. Reforma nё drejtësi ёshtё shumë e rëndësishme. Ajo ka ardhur nё kёtё pik pёr shkak mungesës sё vullnetit dhe vullnetit tё mbrapsht tё qeverisё, siç kemi thёnё prej fillimit, pёr ta kapur drejtësinë. Prandaj 25 prilli, fitorja e thellë e shqiptarëve dhe opozitës mё 25 prill dhe humbja e thellë e Edi Ramёs  pёr shkak tё pasojave, siç ёshtё gënjeshtra me legalizimet, siç ёshtё ekonomia nё kolaps, siç ёshtё gjendja e përgjithshme e vendit, ngecja e reformave qё na çojnë drejt B-sё, do tё sjell dhe si rezultat çlirimin e drejtësisë dhe zotimi i parё i imi ёshtё qё politika, qeveria do t’i mbaj duart larg nga gjyqësori, larg nga drejtësia.

Adi Krasta: Mё falni, se nuk mund ta lё pa, ta kaloj kaq kollaj. Zoti Basha kёshtu tha Rama kur erdhi nё pushtet, tha ishte e kapur drejtësia unё me 1 milion vota pro, do ta çliroj do merrem vetёm me gjëra, do tё ndërtojShqipërinë, shtetin e Shqipërisë njё herё e përgjithmonë. Dhe nё fakt duhet, kur vjen nё pushtet nё ato muajt e parё, vitet e para duhet, njё gjё e vogël, njё incident i vogël krijon, nuk e di tё tregoj njё rast tё jashtёzakonshёm dhe qё aty ndryshon gjendja shpirtërore e gazetarëve karshi kryeministrit, qё aty pёr aty.

Lulzim Basha: Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo?

Adi Krasta: E vërtetë është!

Lulzim Basha: Në Britani, edhe magjistrati më i thjeshtë…

Adi Krasta: Në gjithë konceptin anglo-sakson, ti ballafaqohesh…

Lulzim Basha: Dhe europian, dhe europian! Mora Britaninë ngaqë ju keni jetuar dhe keni punuar atje si gazetar, po në çdo vend normal europian, magjistrati më i thjeshtë mund të marrë…

Adi Krasta: Ish-drejtuesi më i madh i Skocisë Hamond, vazhdon që të ballafaqohet me, është shumë e lehtë për t’u ballafaquar atje me drejtësinë.

Lulzim Basha: Kemi Italinë, ish-kryeministrin apo ish-kryeministrat, pra është një standard europian. Nuk mund të ketë një njeri të gjitha pushtetet dhe të jetë përtej ligjit. Pra, kjo është garancia që gjërat do fillojnë të funksionojnë ndryshe dhe në fakt, ne e kërkuam këtë duke qenë në opozitë, kërkuam vetting-un politik, po le të flasim për ato që do bëjmë pas 25 prillit. E para dhe garancia e parë është që kjo shtyllë e rëndësishme që garanton demokracinë, që garanton që të mos çmendet kryeministri nga pushteti e t’i duket vetja Zot mbi zotër, e të fillojë të luajë me pronat e shqiptarëve e t’u thotë “Thuaju atyre t’jua legalizojë sepse sapo t’jua marr votën, do t’jua prish, madje do t’u fus edhe gaz lotsjellës e nuk do t’u jap asnjë lek”, janë njerëz, qindra, mijëra familje, është puna e jetës së tyre, është djersa e jetës së tyre.

I trajton sikur të jenë insekte. Pra, kontrolli mbi pushtetin, Monteskje, që është e para pra, drejtësia do të funksionojë, nuk do të jetë në presion politik, përkundrazi. Politika që është faktori kryesor, jo i vetëm por kryesor i korruptimit të drejtësisë, do të zhvishet nga çdo lloj imuniteti dhe pushteti për të influencuar drejtësinë. E dyta, brenda pyetjes së parë dhe pastaj mund të vazhdoni, është fuqizimi i rolit të opozitës së ardhshme, meqë ma bëre si pyetje. Si institucion, opozita e ardhshme do të ketë të drejta të garantuara me ligj, pra ne do të krijojmë institucion, unë jam i vendosur, madje këtë angazhim e kam jo vetëm në programin tonë politik por e kam nënvizuar edhe në librin tim, që u botua para disa javësh. Do të krijojmë institucionin e kryetarit të opozitës.

Adi Krasta: Zoti Basha, kjo është një lloj indugjence e veçantë e një njeriu që dëshiron të vijë në pushtet. Imagjino pra, kur njeriu vjen në pushtet dhe ka një fitore të madhe ose ka një fitore të rëndësishme, kurdoqoftë që një njeri është i madh, domethënë me një fitore të madhe, ai tregohet magnanimus, pra, ai tregohet i madh, nuk tregohet i vogël, i ngushtë dhe narcisist, problematik me një durim të vogël.

Lulzim Basha: Varet, varet se pse e ke marrë pushtetin. Në qoftë se pushtetin e ke qëllim në vetvete, atëherë i sulesh opozitës ta zvogëlosh, ta asgjësosh, ta poshtërosh dhe në këtë mënyrë asgjëson të vetmen kritikë që ke, në kuptimin politik të fjalës. Po kujt i shërben kjo? Kujt i shërben?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here