Nis shpërndarja e bazës zgjedhore në 12 qarqe, transporti me kamionët e ushtrisë; KQZ jep detaje

Sot ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha bëri me dije në se është bërë gati baza materiale dhe shpërndarja e kamerave në çdo KZAZ.

Ajo tha në një prononcim për mediat se sot do të shpërndahen materialet zgjedhore për qarqet Kukës, Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Dibër ndërsa nesër do të vijojë me Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën.

Fletët e votimit janë prodhuar nga një kompani slloven, ku ka edhe variant të veçantë për personat me aftësi të veçantë. Materialet zgjedhore do të shpërndahen me kamionët e ushtrisë dhe procesi do të ndiqet nga policia. Janë mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.

“Sot ndodhemi në Lundër, ashtu siç po shikoni po bëhet gati baza zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky proces ka filluar edhe përpara mbërritjes së fletëve të votimit në vend. Shpërndarja e bazës zgjedhore ka nisur me dhomat e fshehta të votimit, materialet e planit të masave anti-Covid dhe posterat që do të afishohen pranë qendrave të votimit për të orientuar qytetarët si do të votohet”, u shpreh zëdhënësja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment