Sekuestrohen mbi 4 ton drogë në Greqi, kap vlerën 33 mln euro

Policia greke ka sekuestruar 4 ton e 387 kg kanabis në portin e Pireut. Sipas mediave greke, lënda narkotike më 14 prill kontejneri kishte ardhur nga Libani, tranzit në Greqi më 20 prill do të nisej me itinerar Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Hungarinë e destinacion Bratislava, Sllovaki.

Droga ishte e ndarë në 129 hasë najloni me lëndë narkotike të përpunuar dhe 282 paketa të hapura të pa përpunuar. Kanabisi i sekuestruar kap vlerën e 33 milionë eurove nëse do të dilte sot në treg. Lënda narkotike ishte fshehur mes disa pajisjeve.

Operacioni u zhvillua nga shërbimi amerikan kundër Drogës, DEA, shërbimi grek tatimor dhe policor kundër Drogës, si dhe shërbimet policore kundër drogës të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Hetimet për grupin kriminal pas transportit të drogës mbetet i hapur, raporton policia greke.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment