Mesazhi i Sorecës dy ditë para zgjedhjeve: Keni fuqinë të vendosni se kush do i drejtojë reformat për integrimin në BE

Dy ditë para zgjedhjeve, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka shpërndarë një video-mesazh për qytetarët shqiptarë.

Ai iu ka thënë qytetarëve se kanë fuqinë të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm dhe se kush do të vendosë për reformat e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Soreca shpreh mbështetjen e BE-së ndaj Shqipërisë për këtë proces zgjedhor, ndërsa kërkon që edhe rezultati të pranohet nga të gjithë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment