Mesazhi i Metës para zgjedhjeve: Sytë janë nga Shqipëria, tregoni kulturë demokratike

Pak para zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh, ku thekson se të gjithë i kanë sytë nga Shqipëria. Ai kërkon që të zhvillohen zgjedhje demokratike, duke bërë thirrje, që të shmanget çdo incident dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Ai bëri dhe një apel për Policinë e Shtetit dhe punonjësit e administratës publike. “Të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën”, shkruan Meta.

Ky i fundit bën thirrje për pjesmarrje në këtë proces, duke iu kujtuar qytetarëve që do të vendosin për Shqipërinë në Europë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment