Roland Bejko ne nje interviste ndryshe: 25 prilli jo loje femijesh por nje akt historik per te ardhmen e Shqiperise!

0
204

Kandidanti per deputet i PD ne qarkun Gjirokaster z.Roland Bejko ka rrefyer ne nje interviste te veçante jeten e tij pertej angazhimit politik , lidhjen e forte qe ka me Gjirokastren dhe konkretisht me fshatin Lazarat duke qene bir i ketij te fundit. Shpesh here neper intervista por edhe pergjate fushatave elektorale z.Bejko nuk ka ngurruar per asnje çast te deklaroje prejardhjen dhe te qenurit krenar per rrenjet e tij. Nepermjet kesaj interviste z.Bejko ka rrefyer copeza nga jeta e tij e lidhur me kete vend gershetuar dhe me ate çka do te beje forca politike ku ai ben pjese dhe perfaqeson per kete vend . Z.Bejko eshte ndalur tek investimet qe meriton fshati Lazarat pas gjithe asaj qe ka perjetuar ne 8 vite nga qeverisja e PS . Vemendja e veçante qe do ti kushtohet per ta rikthyer ekonomine dhe rritur mireqenien e banoreve te zones. Per te vazhduar me arsimin , z.Bejko eshte ndalur ne dy institucione te rendesishme sic eshte shkolla peddagogjike dhe universiteti Eqrem Çabej . Ne te cilat z.Bejko studioi dhe mori njohurite baze qe do te ndikonin mepas edhe ne formimin e tij profesional si pedagog . Sipas z.Bejko me ardhjen ne pushtet te PD universiteti i Gjirokastres do te mar zhvillimin e dikurshem qe do te ndikoje ne te gjithe sektoret e tjere ekonomik per qytetin e gurte. Gjithashtu PD do te financoje te gjithe ata studente qe nuk kane mundesi per arsimim nepermjet bursave qe do te shperndahen . Z.Bejko ka rrefyer edhe per kontributin e tij ne levizjen studentore te dhjetorit ’90 per permbysjen e rregjimit diktatorial te ngritur nga Enver Hoxha.
Sipas z. Bejko perpara se qytetaret te votojne me 25 prill duhet te shikojne dhe analizojne programet e te gjitha partive , konkretisht asaj te PS per ti kerkuar llogari se çfare arriti ne keto 8 vjet dhe çfare do presin qytetaret prej saj . Çfare u be me Gjirokastren ne keto vite te qeverise se PS , per papunesine, varferine apo largimet masive te njerezve . 25 prilli nuk eshte nje loje femijesh por nje dite e rendesishme, nje akt i rendesishem historik per te ardhmen e Shqiperise . Ne fund te intervistes z.Bejko u ka bere thirrje gjithe qytetareve te votojne per te vendosur fatin e ketij vendi , te besojne tek programi i PD per te rimekembur ekonomine dhe mireqenien e tyre pasi nuk do te zhgenjehen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here