Bejko mbyll fushaten elektorale nga shtepia e Zekateve: Me 25 prill votoni per ndryshimin!

Mesazhin e fundit ne mbyllje te fushates elektorale kandidati per deputet i PD ne qarkun e Gjirokastres z.Roland Bejko ka zgjedhur ta jap nga shtepia e Zekateve, duke e cilesuar si nje ogur te mbare per fitoren e kesaj force politike ne zgjedhjet e 25 prillit.
Z.Bejko ka ftuar te gjithe qytetaret te votojne PD , sipas tij data 25 prill eshte e rendesishme dhe vendimtare nese do vazhdohet me kete klase politike te korruptuar dhe te lidhur me krimin e organizuar apo duhet te jete ne krye te shtetit nje klase politike me integritet qe ta duan dhe t’i sherbejne vendit te tyre.
Ne fleten e votimit koalicioni Partia Demokratike- Aleanca per Ndryshim mban numrin 9 ndersa per qarkun e Gjirokastres z.Roland Bejko renditet i dyti ne listen e kandidateve. Zgjedhjet e 25 prillit shihen si vendimtare per te ardhmen e Shqiperise .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment