Simpatizantja e PD denoncon Shefin e Komisariatit: Më ka dhunuar brutalisht, po filmoja një takim elektoral të PS

Një simpatizante e PD ka denoncuar Shefin e Komisariatit të Divjakës se e ka dhunuar fizikisht, pasi sipas saj po filmonte një takim elektoral të PS, me pjesëmarrje edhe të administratës.

“Po filmoja dhe hyra live në Facebook. Më pas vjen një makinë me katër veta. Shefi i komisariatit më kapi dhe më mori telefonin e më tha pse filmon.

Më pas më ka kapur dhe më përplasi. Të tjerët nuk i bindeshin dhe më pas ndërhyri vetë. E quajnë Altin, ka një muaj që ka ardhur në Divjakë.

Isha duke filmuar pjesëmarrës të PS, kishin hyrë në një lokal, ishte gjithë administrata”, deklaroi Elsa Bita nga spitali ku po merr ndihmën mjekësore .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment