“Nuk lejohet celulari”, Celibashi: Si do bëhet verifikimi i qytetarëve në Qendrat e Votimit

0
262

Në një komunikim me mediat, Celibashi tha se qytetarët nuk do kontrollohen fizikisht, por në rast se shfaqen me telefon në dorë do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën. 

“Në ditën e votimit asnjë votues nuk duhet të paraqitet me celular në qendrën e votimit. Kushdo që shfaqet me celular do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën. Të marrë masat, ta zgjidhin që të mos paraqiten me telefon.

Është masë parandaluese në kuadër të luftës për të frenuar shitblerjen e votës.

“Të mos kemi keqkuptime, komisioni nuk do kontrollojë votuesit. Një votues nuk do të lejohet që ai të demonstrojë në qendër me telefon. Nëse ne nuk të shikojmë me telefon në dorë supozohet që nuk e ke. Por çdo gjest, i cili tregon se je në posedim të një telefoni dhe e prezanton në qendër kjo do konsiderohet si tentativë të votuesit për të fotografuar votën”, tha Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here