Motrat e 32-vjeçarit që tentoi të përplaste me makinë këmbësorët në Tiranë ofendojnë qytetarët dhe gazetarët

0
191

Motrat e 32-vjeçarit Arben Mema nga Tepelena që u fut me makinë në sheshin Skënderbej dhe tentoi të përplaste këmbësorët, mbërritën të revoltuara në vendngjarje. Ato kërkonin vëllain e tyre, i cili në ato momente ishte shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Policisë së Tiranës.

Motrat e 32-vjeçarit ofenduan edhe qyterarët, gazetarët e forcat policore të cilët ndodheshin në shesh, duke i kundërshtuar përse kanë raportuar incidentin, ndërsa policëve u kërkonin llogari ku ndodhej vëllai i tyre.

Arben Mema është në gjendje të dehur dhe dyshohet i droguar, pasi në momentin e ndalimit iu gjetën doza kanabisi. Ai u ndalua falë ndërhyrjes së qytetarëve, e sidomos të një të riu 22-vjeçar i cili e neutralizoi brenda mjetit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here