Basha flet pas përfundimit të votimit: Fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, pas përfundimit të procesit të votimit dhe nisjes së fazës së numërimit. Basha falenderoi qytetarët që e votuan, ndërsa u shpreh i bindur për fitoren e PD-AN.

Kryedemokrati beson se edhe procesi i numërimit do të përfundojë me sukses. Bashën e shoqëruan jashtë selisë blu shumë të rinj, të cilët brohorisnin: Edi Rama ka mbaru, ka mbaru.

“Faleminderit që zgjodhët ndryshimin. Është një fitore e qartë e Aleancës për Ndryshim. Vullneti i qytetarëve është në kutitë e votimit. Kam besim se numëruesit do ta mbyllin me sukses këtë proces. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment