Basha flet pas rezultatit të zgjedhjeve: Ishim në betejë me regjimin që shkatërroi garën e ndershme, masakër elektorale

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ndonëse ka ende edhe disa kuti votimi për t’u numëruar në Tiranë.

Sipas Bashës, gara nuk ishte e ndershme dhe akuzoi partinë në pushtet se ndryshoi qëllimisht kushtetutën dhe kodin zgjedhor, pati mijëra vota të pavlefshme, u përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, u vodhën të dhënat personale të qytetarëve, u kërcënuan votuesit e media, duke e bërë sipas tij edhe më të madhe masakrën elektorale.

Basha premton se do luftojë për ata që e votuan se është detyrimi i tij dhe i PD dhe se nuk do të dorëzohet.

Basha: Një tjetër hije po avitet në mendjet e shqiptarëve. A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim? Për Shqipërinë evropiane? Kemi shuam vite që luftojmë për demokracinë. Ia dolëm se jemi njerëz të fortë. Beteja jonë për demokraci ka vijuar cdo çast anë e mbanë vendit. Edhe këto muaj besova se falë fuqisë së popullit tonë do ia kthenim Shqipërisë demokracisë, por nuk mjaftoi se këto zgjedhje nuk kishin të bënim me demokracinë.

Hymë në beteje me regjim që bëri gjithçka për të shkatërruar garën e ndershme, ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjedhor, mijëra vota të pavlefshme, përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, kërcënuan votuesit, median, duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale.

Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që ka botën kundër. Pavarësisht kësaj sollëm arritje të madhe, U bëmë më të fortë, jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se do dorëzohemi, nuk na njeh mirë.

Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë, do luftojmë deri në fitore se misioni ynë është më i madh se gjithë ne.

Po u dorëzuam ne Shqipëria s’ka më asnjë mundësi. Ju premtoj nuk do ju zhgënjejmë kurrë, do luftojmë për ju e mijëra qytetarë që votuan për ne atyre që nuk u numërua vota.

Kjo është përgjegjësi ime që kam para jush e Shqipërisë.

Fryma e ndryshimit që sollëm është më e fortë se kurrë, jemi më të fortë dhe do luftojmë cdo ditë e natë për të mbrojtur demokracinë. Beteja ka filluar e do ta cojmë deri në fund, demokracia e Shqipëria do fitojë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment