Terrorizoi qytetarët në sheshin ‘Skenderbej’, Mema lihet në burg: Nuk e bëra me të keq, s’më ka dal ende pija

Arben Mema, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin ‘Skenderbej’, duke rrezikuar jetën e tyre është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.

Ai është shprehur para trupës gjykuese se, “Nuk e bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. S’më ka dal ende pija, më doli makina jashtë kontrollit”.

32-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe të droguar, pasi në automjet iu gjetën edhe disa doza lënde narkotike. Incidenti u neutralizua në kohë pa shkaktuar pasoja falë të riut, Klodian Elqenit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment