Tre ditë pas zgjedhjeve, KQZ gjen më në fund se sa shqiptarë votuan më 25 Prill

0
261

Janë dashur tre ditë që KQZ të shikojë sa shqiptarë kanë marrë pjesë në zgjedhje. Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit është 46.32%. Kjo shifër ka ardhur pas tre deklaratave mbi pjesëmarrjen, për të mos përmendur shifrat që dilnin në aplikacion.

Celibashi deklaroi:

Është mbyllur plotësisht procesi për partitë në lidhje me pjesëmarrjen shifrat janë këto: pjesëmarrje është 46.32% nga këto 47.6% është pjesëmarrja e grave dhe 52.34 % nga totali i pjesëmarrjes janë burra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here