Zgjedhjet, Kaso: Po dokumentojmë parregullsitë e procesit, ka shkelje të rënda

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso foli për procesin zgjedhor dhe shkeljet që ka evidentuar selia blu.

Kaso tha në “Abc news” se po bëhet përgatitja e dokumentacionit për shkeljet që janë evidentuar gjatë procesit të numërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve.

Ai tha se janë bërë kallëzime penale në prokurorite e rretheve dhe 40 në SPAK.

“Inaugurimet zgjedhore dhe tenderat çdo që që parashikon ligji janë shkelur dhe çdo gjë është evidentuar nga ne dhe referuar organeve përkatëse, së dyti është dokumentuar procesi i ditës së zgjedhjeve dhe së treti është dhe numërimi.

Ka shkelje të rënda në zona që ju keni pasur fakte ku procesi i numërimit është pezulluar siç është në Durrës ku mandati mes PS dhe LSI ndahet për rreth 100 vota dhe parregullsitë aty janë të shumta por për shkak të sensibilitetit për shkak se ishte një diferencë e vogël ishte dhe përplasja. Çdo gjë në lidhje me këtë është në fazë dokumentimi”, ka thënë Kaso.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment