Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja Kushi: Javën tjetër rihapen shkollat

0
261

Javës se ardhshme do të rikthehen në ambientet e shkollës të gjithë nxënësit e klasave nga e para në të 12-ën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediat. Kushi sqaron se hartimi i grafikëve mbi zhvillimin e mësimit do të lihet në varësi të kushteve dhe numrit të nxënësve që ka çdo shkollë.             

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve , procesi mësimor nga klasa e parë në të 12-ën për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollës.

Institucionet arsimore janë gati që në fillim të javës tjetër, duke ruajtur rregullat e distancimit dhe higjienës. Do të lihet në fleksibilitetit e shkollave  për të hartuar grafikun mbi zhvillimin e mësimit, me një, dy apo më shumë turneve në varësi të kushteve të shkollës dhe numrit të nxënësve”, tha ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here