Rreth 500 mijë shqiptarë të larguar, Meta: Reflektim dhe masa urgjente, zbrazja me pasoja katastrofike për vendin

0
166

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me një studim të ekspertëve të Vjenës, të cilët tregojnë se për 9 vite nga Shqipëria janë larguar rreth 500 mijë qytetarë.

Duke e cilësuar si dramën më të madhe të dekadës së fundit, Kreu i Shtetit thotë se ndalimi i shpopullimit është sfidë që kërkon reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan: Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

Ai paralajmëron se neglizhenca e mëtejshme për këtë fenomen, do të kishte pasoja katastrofike për vendin.

Shkruaj nje koment