Gazment Bardhi kallëzon Belinda Ballukun, publikon bisedat e whatsapp: Si bleu ministrja votat duke dhënë leje legalizimi në Tiranë

0
202

Gazment Bardhi ka denoncuar nga selia blu skemën që përdorte sipas tij, Belinda Balluku dhe stafi i saj duke dhënë leje legalizimi në këmbim të votës.

Bardhi teksa ka publikuar bisedat e whatsapp të grupit të saj të punës, shprehet se ato janë provat që dëshmojnë masakrën zgjedhore dhe që janë vënë në dispozicion të prokurorisë.

“Janë vënë në dispozicion  të prokurorisë prej datës 12 prill. Grup i whatsapp i vënë në shërbim nga Balluku”, shprehet Bardhi duke shtuar se, ky grup ekzekuton skemën e blerjes së votave.

“PS jep leje legalizimi në këmbim të votës. Shtabet elektorale të PS legalizojnë në këmbim të votës. Dalin në pah emrat e punonjësve të administratës publike, emrat e votuesve dhe shumë të tjera. PD ka kallëzuar Ballukun për shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal. Prokuroria s’ka bërë asgjë as për ta ndalur, parandaluar dhe  ndëshkuar këtë skemë kriminale. Kjo është provë flagrante që dëshmon se si Edi Rama dhe Balluku janë vënë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve duke shkelur ligjin, përdorur burimet shtetërore dhe  deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe të zgjedhjeve”, u shpreh më tej Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here