Bilanci i COVID-19, 5 viktima dhe 108 raste të reja në 24 orët e fundit

0
311

108 raste të reja, 5 humbje jete dhe 732 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas burimeve zyrtare, rastet e reja janë identifikuar: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 131,085 persona, teksa aktualisht janë pozitiv me COVID-19 19,353 pacientë. Numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 109,338 persona.

Për 5 viktimat e 24 orëve të fundit bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana, një qytetar nga Elbasani, një qytetar nga Korça, një qytetar nga Mati dhe një qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Numri total i viktimave ka arritur në 2,394 humbje jete.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here