Udhëzimet e reja të CDC: Të vaksinuarit mund të mos e mbajnë më maskën

CDC (Centers for Disease Control and Prevention – Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) ka përditësuar udhëzimin e ri për masat e parandalimit të Covid-19.

Sipas udhëzimeve të reja, njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të mos e përdorin më maskën në aktivitetet e tyre të përditshme. Në këto aktivitete përfshihen ecja, vrapi, ecja me biçikletë, grumbullimi i vogël i personave, apo drekat e darkat në restorant.

Edhe në shtetet që momentalisht është e detyruar mbajtja e maskës në ambientet publike, CDC mendon se ky rregull s’ka pse të zbatohet më nga personat plotësisht të vaksinuar.

Megjithatë, përjashtim bëjnë vendet e mbushura me shumë njerëz, si p.sh. grumbullimet e mëdha nëpër koncerte, ku është më e vështirë për t’u dalluar cili person është vaksinuar dhe cili jo.

CDC ka publikuar një tabelë me udhëzimet e reja që duhet të ndjekë për aktivitete të ndryshme çdo person i vaksinuar plotësisht ose jo.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment