Basha uron Pashkët ortodokse: Besim, se e mira do të mundë çdo sfidë dhe padrejtësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati uron që drita e ringjalljes të mbushë me shpresë zemrat dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare, se e mira do të mundë çdo sfidë dhe padrejtësi.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!
Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!” shkruan Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment