Brukseli në kaos nga protestat e dhunshme, të rinjtë nuk pranojnë masat antiCovid

Në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel janë mbledhur mijëra të rinj, të cilët protestojnë kundër masave anti-Covid. Policia belge ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila pushtoi në pak minuta parkun e qytetit. Në park ishin mbledhur mijëra persona, që nuk pranojnë masat e reja për parandalimin e Covid-19. Organizatorët kishin planifikuar gjithçka përmes Facebookut, duke u bërë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje.

Bëhet me dije se deri më tani janë arrestuar 132 persona.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment