Raporti i Prokurorisë për trafik droge, cili është qyteti më i ‘rrezikshëm’ në Shqipëri

0
137

Sipas një raporti të Prokurorisë së Përgjithshme, ajo e Krujës ka regjistruar numrin më të madh të procedimeve penale (24%) sa i përket trafikut të drogës. Vendin e dytë me 20% të procedimeve penale për këtë vepër e mban Tirana, e ndjekur nga Vlora, Durrësi, Fieri dhe Elbasani. Trafiku i drogës zë vendin e parë përsa i përket personave të marrë të pandehur përgjatë vitit 2020.

Numri numri më i ulët për këtë vepër penale është regjistruar në  Pogradec, Kukës, Permet, Mat, dhe pukë, ku janë regjistruar vetëm  1% të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi për veprat penale të prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve për vitin 2020.

Sipas raportit të vitit 2020 rezulton se ka një rritje prej 17,80 % të numrit te procedimeve të regjistruara për këtë grup veprash penale në krahasim me vitin 2019 e nderkaq kemi rritje prej 5,35% të procedimeve të dërguara ne gjykatë në krahasim me vitin 2019. Gjithashtu në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se gjatë vitit që lamë pas, për trafik droge në vendin tonë janë marrë të pandehur edhe 8 shtetas të huaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here