Covid-19 në Shqipëri, dy viktima në 24 orët e fundit; ulet numri i testimeve, bie ai i rasteve të reja

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar dy humbje jete nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1,762 testime, kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë.

Numri i testimeve ditët e fundit ka ardhur në rënie, çka është shoqëruar edhe me uljen e numrit të të infektuarëve. Numrin më të lartë të rasteve e ka Tirana.

Gjithashtu janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 111,792 që nga fillimi i epidemisë. Sipas MSH, aktualisht në spitalet covid po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 janë të intubuar.

Statistika (03 Maj 2021)

Raste të reja ditore 38

Të shëruar në 24 orë 872

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1,762

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment